×
  • Extra
  • Extra

    Miliarderi amerikan ua paguan kolegjin qindra studentëve në Georgia

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 23:52

    Të paktën 400 studentë zezakë të kolegjit Morehouse në Atlanta, Georgia, kanë marrë dhuratën e ëndrrave.


    Një prej personave më të pasur në Amerikë, Robert Smith, vendosi t’ua paguajë studentëve kredinë që kishin marrë për universitetin, një shumë që kap vlerën e 40 milionë dollarëve.

    Gjatë ceremonisë së diplomimit, miliarderi dha lajmin që gëzoi jo vetëm të rinjtë, por dhe familjet e tyre, të cilët tashmë nuk do të kenë më borxhe për të paguar. Të vetmen gjë që Smith kërkoi në këmbim nga të sapodiplomuarit ishte që këtë veprim që ai bëri për ta, të rinjtë t’ia kthejnë brezave që do të vijnë.

    Morehouse historikisht ka qenë kolegj i studentëve afrikano-amerikanë. Në të janë diplomuar ikona si Martin Luther King, regjisori i njohur, fituesi i çmimeve Oscar, Spike Lee dhe aktori i njohur Samuel L. Jackson.

    Filantropi Robert Smith është zezaku më i pasur dhe pasuria e tij kap vlerën e miliarda dollarëve./tvklan.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!