×
  • Extra
  • Extra

    Mirë se vini në fshatin Trump! Në vend në botë do të quhet sipas presidentit amerikan

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 16:20

    Izraeli do ta quajë komunitetin e ri lokal në luginat e Golanit sipas presidentit amerikan Donald Trump, në shenjë mirënjohje për njohjen e sovranitetit izraelit mbi këtë territor, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se të gjithë izraelitët janë të “prekur” me vendimin historik për të njohur sovranitetin izraelit mbi lartësitë e Golanit, të cilat deri në vitin 1967 i përkisnin Sirisë.

    Ai shtoi se pas pushimeve të Pashkëve, do të propozonte një rezolutë në Qeveri që do të lejonte që bashkësia e re lokale të emërtohej sipas presidentit amerikan.

    Ky vendim erdhi pas vendimit të Trumpit për njohje të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit në dhjetor të vitit 2017. /Reporteri.net

    Image result for golan heights

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!