×
  • Extra
  • Extra

    Mirë se vini në qytetin më të shëmtuar në botë, ndodhet në zemër të Evropës

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 12:46

    Gjatë viteve 1990, ky vend njihej për përqindjen e lartë të dhunës, krimit dhe varfërisë.


    Në vitin 2008, qyteti i Charleroi në Belgjikë u shpall nga disa gazeta holandeze, si qyteti më i shëmtuar në botë, shkruan reporteri.net.

    Gjatë viteve 1990, ky vend njihej për përqindjen e lartë të dhunës, krimit dhe varfërisë.

    Nicolas Buissart, një artist dhe udhërrëfyes i turizmit, pas artikujve në gazeta mendonte se mbase këta njerëz kishin këtë perceptim, sepse nuk e njihnin aq sa duhet qytetin.

    Megjithatë, pas kësaj, publiciteti vetëm sa vinte e shtohej. Mediat e shumta filluan të shkruajnë se ky qytet është vendi më depresiv në Evropë dhe më pas është shpallur zyrtarisht qyteti më shëmtuar në botë.

    Nikolas thekson se këta artikuj kanë tërhequr një numër të madh turistësh, të cilët personalisht dëshironin të bindeshin për atë që mediat shkruanin në lidhje me këtë vend.

    Gjatë 10 viteve të fundit, Nicholas ua tregon qytetin turistëve, dhe shumicën prej tyre i çon në vendet më pak të njohura.

    Megjithatë, pas shkrimeve të shumta të mediave, ky qytet përjetoi një ringjallje, kur autoritetet e qytetit vendosën ta rregullojnë atë disi.

    Qëllimi ishte të bëhej një vend i këndshëm për turistët dhe popullatën lokale.

    Nga qyteti i fabtazmave si e thërrasin banorët e tij, është bërë një qytet që ka filluar të evoluojë dhe do të vazhdojë në atë drejtim dhe në 10 vitet e ardhshme. /reporteri.net

    Shikoni videon:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!