×
  • Extra
  • Extra

    Miss Serbia shkrihet pas policit kosovar, e takoi në kufi

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 21:17

    Në eventin “Miss Freedom of the World” që u mbajt në Kosovë, ishin përfaqësuese të 21 shteteve nga e gjithë bota, teksa pjesëmarrëse ishte edhe Miss Serbia, Irina Jovanka.


    Ajo që ra në sy ishte se Irina nuk hezitoi të bënte simbolin e shqiponjës dhe të provonte të fliste gjuhën shqipe.

    Teksa ajo pati fjalë shumë të mira për shqiptarët duke i cilësuar ata si njerëz me vlera të larta.

    Ajo së fundmi është paraqitur përkrah një polici të Kosovës ku ka pasë fjalë shumë të mira për të.

    “Kaq polic miqësorë! Asnjëherë nuk kam takuar dikë të tillë në Ballkan”, ka shkruar ndër të tjera ajo shoqëruar me një fotografi së bashku.

    Kujtojmë që Irina njihet si fanse e muzikës shqipe, madje ajo është parë shpesh herë duke pozuar përkrah këngëtarëve shqiptarë nëpër vende të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!