×
  • Extra
  • Extra

    Misteri i librit që ‘vret’!

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 14:11

    Matematicienti anglez John Dee për herë të parë  në shekullin e 16-të mbajti në dorë një libër kullon magji. Ky libër i quajtur Sojga humbi deri në vitin 1994, kur u gjet në mënyrë  misterioze në arkivat e Bibliotekës Britanike, transmeton Reporteri.net.


    Në rreth 200 faqe janë shkruar udhëzimet për thirrjen e demonëve, sekretet astrologjike, ritualet magjike dhe tregime të tjera mistike. Tregimet thonë se kur këto të dhëna u zbuluan, John mbeti i magjepsur.

    Ndonëse i njihte hebraishten, latinishten dhe greqishten, ai nuk mund t’i deshifronte të dhënat. Ai u bë aq i fiksuar me deshifrimin e librit  saqë shkoi aq larg sa kërkoi të binte në kontakt me mediat.

    Disa faqe janë shtypur në latinisht, por një numër i madh i teksteve janë të pakuptueshme. Të dhënat gjithashtu përmbajnë shkronja të përpiluara në 36 tabela që duken si një lloj kodi. Duke pasur parasysh natyrën okulte të librit, shumë e konsiderojnë atë të mallkuar.

    Legjendat thonë se ai që zgjidh këtë mister dhe dekodon librin, do të vdesë brenda pak  vitesh. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!