Mjekët në Japoni gjetën një rrëmojëse në zorrën e trashë të një burri pasi ai aksidentalisht e kishte gëlltitur objektin e drunjtë dy muaj më parë, duke pësuar dhimbje për javë të tëra.


Rasti i pazakontë mjekësor u raportua në revistën mjekësore “British Medical Journal”, ku u dhanë hollësi se si burri 67 vjeç shkoi te mjeku pasi vuajti nga dhimbjet në trup për dy muaj, shkruan Daily Mail.

Sipas kontrollit fillestar, mjekët menduan se burimi i dhimbjes është stenoza rreth pjesës së poshtme të shpinës.

Reklamë

Ndonëse stenoza mund të trajtohet edhe me ilaçe dhe terapi fizikale, mjekët në Japoni vendosën që ndërhyrja kirurgjike është zgjidhja më e mirë në këtë rast.

Sidoqoftë, ata u befasuan kur nga një skenim që bënë pak para se ta fillonin operacionin panë një rrëmojëse 7.6 centimetra të gjatë në zorrën e trashë të pacientit.

Gjashtë ditë pasi mjekët zbuluan se çka kishte në zorrën e trashë, burri iu nënshtrua operacionit dhe dhimbja iu largua. “Dhimbja më pas u zhduk dhe simptomat nuk janë shfaqur më”, thuhet në raportin e revistës mjekësore.