×
  • Extra
  • Extra

    Mjekët përpiqen t’i heqin bririn që iu rrit mbi kokë

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 19:24

    Kirurgët në Indi provuan t’i operojnë “bririn” që i ishte rritur një 74-vjeçari në kokë.


    Burri tha që briri kishte nisur t’i rritej që 5 vite më parë. Fillimisht ishte mbajtur nën kontroll nga berberi, i cili e gërryente dhe e mbulonte më flokë.

    Por shumë shpejt nisi të bëhet i fortë, gjë që e detyroi të kërkonte ndihmën e mjekëve.

    Briri, i quajtur “bri sabaceus” në gjuhë mjekësore, përbëhet nga keratina, i njëjti material që gjendet te flokët dhe thonjtë.

    Për fatin e tij të mirë, rritja ishte beninje dhe nuk i rrezikoi jetën, por kjo nuk ndodh gjithnjë. Tani që briri u hoq, ai do të vazhdojë ta trajtojë për ta mbajtur nën kontroll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!