Për shkak të temperaturave të larta, moderatori austriak, Armin Wolf, pak para përfundimit të edicionit të lajmeve, ndërmori një veprim të çuditshëm.
Ai mori një shishe me ujë dhe e hodhi mbi kokë, me qëllim që të freskohej.
Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa shumë komentues mirëpritën këtë veprim, duke thënë se këto temperatura janë ekstreme dhe gati të papërballueshme.
Temperaturat ditëve të fundit atje kanë shkuar mbi 40 gradë celsius.