Momenti kur një helikopter është rrëzuar në ujë, shumë pranë bregut, është kapur në kamera. Ngjarja ka ndodhur në Majemi, ditën e shtunë.

Videoja e shpërndarë nga policia vendase tregon se si helikopteri humbet lartësi shumë shpejt dhe rrëzohet në oqean, shumë pranë qindra pushuesve.

 

Reklamë

Fatmirësisht, nga ky aksident i frikshëm nuk pati viktima. Dy persona, të cilët ndodheshin në helikopter, u dërguan në spital.

Ende nuk ka të dhëna mbi arsyet e rrëzimit të helikopterit.