×
  • Extra
  • Extra

    Momenti i tmerrshëm kur një grua shtypet mes dy makinave, nga dhimbjet e mëdha bie në tokë sapo largohet njëra prej tyre

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 15:16

    Ky është momenti dramatik kur një grua lëndohet rëndë pasi shtypet mes dy makinave në një incident të bujshëm në rrugën në afërsi të Pallatit Buckingham.


    Viktima mendohet se ka dalë nga Mercedes Benzi i saj për të argumentuar me një shofer tjetër para se të goditej nga Range Rover fundjavën e kaluar, transmeton Reporteri.net.

    Pasagjerët në një autobus aty pranë kanë filmuar grindjen, e cila la gruan 47-vjeçare të të ngecur midis dy automjeteve.

    Në pamje shihet se si një nga personat aty pranë futet në makinë dhe e tërheqë atë mbrapa, duke e liruar gruan nga dhimbjet.

    Në momentin që largohet njëra nga makinat, shihet se gruaja nuk mund të qëndrojë në këmbë dhe rrëzohet në tokë. Njerëzit rreth saj vrapojnë që ta ndihmojnë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!