Disa pamje të jashtëzakonshme kur një piton prej gjashtë metrash hedh jashtë një gjarpër tjetër pasi e kishte gëlltitur atë janë shkrepur nga një aparat fotografik.
Gjarpri kishte gëlltitur një piton të një madhësie të ngjashme me të dhe u gjet brenda një shtëpie banimi rreth zonës turistike të Parry Creek Farm dhe Caravan Park në Wyndham të Australisë, transmeton Reporteri.net.
Pronari i vendpushimit kapi pitonin për ta lëshuar rreth gjashtë kilometra larg pronës së tij.
Ai këto momente të kapura në fotografi i postoi në llogarinë e tij në Facebook. /Reporteri.net


