×
  • Extra
  • Extra

    “Monego” i kërkon qytetarit ta kthejë kredinë, ai u përgjigjet: Ku i keni tash zyret, në burg të Durbravës?

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 11:40

    Javën e kaluar Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që të mbyll dy institucione mikrofinanciare, ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’, që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Kosovë.


    Një ish klient i institucionit mikrofinanciar ‘Monego’, është tallur keq me ta gjatë ditës së sotme, në momentin kur ata ja kanë përkujtuar që ai ka kredi tek ta.

    Përkatësisht, Monego ia ka përkujtuar atij se është vonë për të shlyer pagesën prej 70 euro e 44 cent, afati i fundit për shlyerjen e së cilës ka qenë dje, shkruan Reporteri.net.

    E përgjigja e klientit ishte: “Ku i keni tash zyret, në burg të Dubravës a?”

    Ndryshe punëtorët e institucionit financiar jo bankar “Monego” sot po mbajnë protestë paqësore përpara Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës duke kërkuar që të hiqet vendimi dhe të fillojnë punën. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!