×
  • Extra
  • Extra

    Montazhë se jo mahi: Numri i votave të Albin Kurtit, shfaqet në autobus të Londrës

    Reporteri
    19 Tetor 2019 | 19:59

    Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të deklarohen masivisht për fitoren e bindur të kryetarit të kësaj partie, Albin Kurti.


    Ndonëse ende nuk janë numëruar të gjitha votat, e në rinumërim kanë hyrë 530 vendvotime, aktivistë e kandidatë për deputetë të Vetëvendosjes shkruajnë se Kurti ka marrë 185 mijë vota.

    Në funksion të kësaj në rrjetet sociale kanë filluar edhe urime nga më të ndryshmet.

    Një “urim” interesant ka ardhur nga Londra, ku Autobusi “Victoria” me të cilin ka udhëtuar Kurti në Londër në shenjë respekti dhe urimi ka shënuar numrin 185K në tabela të autobusit”, thuhet në postimin e një faqeje që përkrah Albin Kurtin.

    Megjithatë nga një verifikim i thjeshtë në internet shihet se ky është vetëm një numër i zakonshëm që ndodhet në transportin urban në këtë qytet.

    Ndryshe qyeti Victoria njihet për një rrjet të madh të shpërndarjes së transportit. /Reporteri.net

    Shikoni foton më poshtë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!