×
  • Extra
  • Extra

    Mosmarrëveshje për mexhë edhe në Angli, njëri gjobitet me 475 mijë funte

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 22:51

    Babai i pesë fëmijëve është burgosur për shtatë javë dhe gjobitur me 475 mijë funte për gjyq pasi kërcënoi fqinjët gjatë përplasjes për rrethojën e oborreve, raporton Daily Mai.

    Ai ka insistuar se familjes së tij i është mohuar drejtësia.

    Mark Coates, 56-vjeçar dhe bashkëshortja e tij Louise, 52-vjeçare, ishin përfshirë në një mosmarrëveshje me Brian Greenwood dhe Janice Turner, pasi ishin shpërngulur në këtë lagje afër Hastings në Angli gjatë vitit 2015, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Mosmarrëveshja ka nisur në vitin 2016 në lidhje me rrethojën në mexhën e dy shtëpive në Roberstbridge. Familja Coates dëshironte të zëvendësonte rrethojën, e cila ishte prishur nga stuhia, me murin me tulla, mirëpo Taylor kishte pohuar se muri do t’ia uzurponte tokën e familjes.

    Dy familjet madje kishin vendosur kamera të sigurisë për të monitoruar njëra-tjetrën.

    Coates ishte në burg për shtatë javë për shkak të fyerjeve në gjykatë dhe është urdhëruar që të paguajë 475 mijë funte për shpenzime të gjykatës dhe pritet të mbetet i pastrehë sepse nuk ka para të paguajë gjobën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!