×
  • Extra
  • Extra

    Mund të ishte gjyshi i tij: Polici 74 vjeçar kap 29 vjeçarin pas një ndjekje spektakolare

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 15:58

    Polici më i vjetër në Britani të Madhe ka marrë lëvdata të shumta pas një ndjekje spektakolare të një 29 vjeçari.


    Oficeri policor Keith Smith, 74 vjeç, ndoqi të dyshuarin 29-vjeçar Paul Tait nëpër disa kopshte në Benfleet, Essex, transmeton Reporteri.net.

    Smith po voziste një makinë të policisë kur u përpoq të ndalonte një shofer afër qytetit. Por shoferi rezistoi dhe Smith u detyrua  ta ndiqte. Pas ndjekjes me makinë, 29 vjeçari u hodh jashtë duke u përpjekur të ikte duke kaluar përmes disa kopshteve që ndodheshin aty afër.

    Zyrtari policor u nis në ndjekje pavarësisht moshës së tij të shtyrë në krahasim me personin që po e ndiqte.

    Ai arriti që ta kapte personin në fjalë duke e dorëzuar atë në polici, për çka mori lëvdata të shumta në mediat sociale. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!