×
  • Extra
  • Extra

    Mushkonjat “pushtojnë” qytetet në Kroaci, banorët i shkruajnë kryeministres për ndihmë

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 8:12

    Për shkak të “invazionit” intensiv këtë vit të mushkonjave në rajonin e Osijekut dhe Zhupanisë në Kroaci, banorët kanë kërkuar ndihmën e qeverisë lokale për shqetësimet e tyre dhe vështirësitë që po kalojnë nga numri i madh i mushkonjave në vendbanimet e tyre.


    Pas ankesave të panumërta dhe pamundësisë së zgjidhjes së problemit nga organet lokale qeverisëse, këto të fundit kanë kërkuar ndihmë financiare nga qeveria qendrore në Kroaci.

    Ata kanë kërkuar ndihmë dhe donacione prej 5 milionë kuna për dezinfektimin e atij rajoni nga mushkonjat bezdisëse.

    Edhe pse janë ndërmarrë masa për dezinfektim këto nuk kanë pasur sukses sepse periferia e rajonit ka mbetur pa u dezinfektuar dhe kjo ka shkaktuar shumimin masiv, përhapjen dhe rikthimin e mushkonjave në përmasa më të mëdha, njoftojnë autoritetet lokale.

    Banorët i kanë shkruar edhe kryeministrit të vendit duke theksuar se mushkonjat kanë rrezikuar seriozisht kualitetin e jetës së banorëve të rajonit Sllavonisë (Osijek, Zhupani) në Kroaci. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/rcurik1/videos/2390968410945985/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!