×
  • Extra
  • Extra

    Mysafiri nuk përmbahet, puth gazetaren gjatë transmetimit direkt

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 11:20

    Një incident i papritur kishte ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt të edicionit informativ në kanalin italian “Tgr”. Ngjarja ka ndodhur kohë më parë, por videoja tani po bën xhiron në botë.


    Teksa në studio ishte i ftuar Gene Gnochi për të folur për spektaklin e tij, ai është mahnitur nga gazetarja Maria Grazia Lombardi.

    Fillimisht ai ka thënë gazetares se është e mrekullueshme dhe u ngrit nga vendi për të shkuar për ta puthur në buzë.

    “Mund të them diçka? Po të dëgjoja duke lexuar lajmet, ma hoqe trurin, tani duhet të të puth…”, u shpreh Gnocchi para se ta puthte në buzë gazetaren.

    Lombardi ka mbetur e shokuar, por u përpoq ta kalonte me sportivitet situatën teksa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!