×
  • Extra
  • Extra

    Na lëshoi toka në mes të Prishtinës

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 11:00

    Një pjesë e rrugës “Haxhi Zeka” në Prishtinë është shembur, duke krijuar një gropë të madhe.


    Siç shihet nga fotografia e publikuar në rrjete sociale, toka është çarë dhe është shndërruar në rrezik për banorët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Qytetarët kanë ironizuar me cilësinë e asfaltimit, duke e quajtur edhe parket. E siç shihet nga fotografia, asfalti duket i ri në këtë rrugë.

    Ndërkohë, një pamje e ngjashme u publikua edhe dje në rrjete sociale, ku një pjesë e rrugës magjistrale Mitrovicë-Prishtinë u shemb e tëra dhe prej dy muajsh ka ngelur ashtu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!