×
  • Extra
  • Extra

    “Nale o Dul”- kosovari “tmerrohet” nga shpejtësia e lartë me të cilën voziste shoku i tij

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 11:24

    Një kosovar tjetër është bërë hit në rrjetet sociale, pasi që ka kërkuar nga shoferi ta ndal shpejtësinë e veturës, duke thënë se po frikësohet nga vozitja e shpejtë.


    Shpesh në Facebook dalin video ku kosovarët shfaqin frikën e tyre nga shpejtësia e madhe e veturave.

    Më herët hit në internet ka qenë një video ku një person i kërkonte shoferit ta ndalte shpejtësinë e veturës.

    “O Izet nale”, ishin fjalët që për shumë kohë kanë qenë virale në rrjetet sociale.

    Së fundi një video tjetër është bërë hit, veçse tash shoferi e ka emrin Dul.

    “Nale o Dul”, dëgjohet në video një person duke i thënë shoferit që po voziste me shpejtësi të madhe.

    Më poshtë keni pamjet që janë shpërndarë shumë në internet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!