×
  • Extra
  • Extra

    NASA ka një përgjigje për pretendimet në lidhje me dritat e lëshuara nga alienët

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 22:47

    Adhuruesit e qiellit në Norvegjinë Veriore shijuan dritat, që prodhoheshin nga një burim fantom gjerë më tani, përpara se një test i NASA-s t’iu jepte fund pretendimeve për prezencë të jashtëtokësorëve.


    Si pjesë e një misioni, NASA tha se ka lansuar raketën testuese ‘AZURE’, e cila më pas liroi ngjyrat e shpërfaqura në qiellin norvegjez.

    Dritat, konkretisht, u liruan nga dy gazra, të cilat cilësoheshin si të padëmshme, në atmosferë – trimetilalumini, si dhe përzierja e bariumit dhe stronciumit – me qëllim që hulumtuesit të studionin shtigjet e grimcave të jonosferës, thuhet në shpjegimin e agjencisë hapësinore amerikane, transmeton lajmi.net

    Sipas shkencëtarëve, eksperimenti do të ndihmojë në njohjen e një prej fenomeneve më të pazakontatë natyrës, Aurora Borealis.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!