×
  • Extra
  • Extra

    NASA planifikon të dërgojë robotë që dallojnë ujin në Hënë

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 18:25

    NASA në vitin 2022 do të dërgojë një robot në formë të karrocës së golfit në Hënë për të kërkuar depozita uji nën sipërfaqe.


    Roboti ‘Viper’ do të lëvizë në sipërfaqen e pluhurit hënor për të kërkuar xhepa nëntokësore të “qindra miliona tonë akull uji” që mund të ndihmojnë në afrimin e Hënës me Marsin.

    “VIPER do të hetojë se ku është akulli i ujit.

    “Ne do të jemi në gjendje të karakterizojmë akullin e ujit” tha Bridenstine të premten në Kongresin Ndërkombëtar Astronautik në Uashington. “Pse është e rëndësishme kjo? Për shkak se akulli i ujit përfaqëson diçka domethënëse. Mbështetje për jetën”, transmeton Reuters, përcjell Reporteri.net

    Shkencëtarët besojnë se uji hënor është burim kryesor për të mundësuar misione të gjata në Hënë, megjithëse forma dhe sasia e saktë e tij nuk dihen. VIPER do të synojë ta zbulojë.

    NASA rrëzoi një raketë mbi polin jugor të Hënës në 2009 për të konfirmuar gjurmët e akullit të ujit hënor./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!