×
  • Extra
  • Extra

    Natyra vërteton fuqinë e saj, imazhe të mahnitshme nga Australia e djegur

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 17:22

    Fotografitë që do të shihni më poshtë janë vetëm një provë tjetër që natyra e ka fjalën e fundit pavarësisht se e kundërshton atë.


    Zjarret në Australi, të cilat u shkaktuan nga temperaturat e larta dhe u zgjeruan nga era, bënë që të dëmtohet një zonë e madhe bimësh.

    Ambientalistët, autoritetet dhe dashamirët e natyrës janë duke gjetur mënyra për të ndihmuar tokën që të kthehet në jeshile sa më shpejt, dhe ndërkohë, vetë natyra ka bërë pjesën e saj.

    Rreth dy javë pas zjarreve, u zbuluan bimë të reja. Gri dhe e zeza që lanë zjarret fillojnë të marrin ngjyrën e natyrës.

    Dr Kimberly Simpson, një ekspert në ekologjinë e zjarrit në Universitetin e Sheffield, shpjegon se kjo është e mundur sepse këto specie bimore kanë qenë të ekspozuara ndaj zjarreve të shpeshta për vite, duke krijuar një lloj presioni evolucionar dhe duke zhvilluar shërim të shpejtë pas djegies. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!