×
  • Extra
  • Extra

    Ndihmonte trafikantët e drogës t’i iknin policisë, burgoset “narko papagalli

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 8:10

    Një papagall, i cili thuhet se ishte trajnuar për të paralajmëruar trafikantët e drogës për praninë e policisë, është “arrestuar”.


    Papagalli i paidentifikuar thuhet se është konfiskuar më herët këtë javë, kur oficerët bastisën shtëpinë e një çifti në Brazil që merreshin me tregtimin e kokainës.

    Policia po kryente operacione në Vila Irmã Dulce, një komunitet me të ardhura të pakta, ku ata kishin në shënjestër tregtarët e kokainës, raporton The Guardian.

    Sipas policisë braziliane, zogu ishte mësuar që të paralajmëronte kriminelët për praninë e policisë duke thirrur ‘Mama, policia!’

    Përkundër sistemit të tyre të paralajmërimit, në dukje të pagabueshëm, çifti u kap nga policia bashkë me “Narko papagallin” e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!