×
  • Extra
  • Extra

    Ndodh edhe kjo: Ia vodhën fjalëkalimin e WiFi-së, vret fqinjët

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 11:24

    Një burrë në Pakistan raportohet se është arrestuar për vrasjen e një babai dhe të birit të tij që jetonin afër tij – dhe e gjitha kjo ndodhi vetëm pse pretendonte se ata ia kishin vjedhur fjalëkalimin e WiFi-së, shkruan Independent.


    Policia ka deklaruar për mediat lokale në Karachi se janë duke vazhduar hetimet, kurse të afërmit e viktimave pranuan se ata ishin kërcënuar me vdekje nga i dyshuari qysh para se të kryente vrasjet, transmeton Telegrafi.

    Ai kishte pasur mosmarrëveshje me fqinjët për më shumë se dy muaj, e sipas policisë lokale bëhet fjalë për burrin e identifikuar si Qasim që kishte kërcënuar me vdekje një baba dhe të birin e tij.

    E pasi i dyshuari ishte arratisur, disa ditë më vonë është kapur nga policia në qytezën Shah Latif, e pasi u morr në pyetje pranoi se kishte vrarë fqinjët.

    Policia ka identifikuar edhe viktimat – Farooq një punëtor i fabrikës së përpunimit të çelikut dhe djali i tij Haris që ishte student në Universitetin e Karachit.

    Përdorimi i WiFi-së se dikujt tjetër pa leje nuk është diçka ilegale në Pakistan, por disa e shohin nga aspekti fetar si “vjedhje” siç ishte rasti në Dubai, ku vjedhja e fjalëkalimit të WiFi u cilësua si “vepër penale”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!