Shitja dhe blerja e gjësendeve online padyshim se u ka sjellë përfitime të shumta të gjithëve.

Por shpeshherë çmimet e vendosura nuk përkasin me produktet apo kualitetin e tyre.

Ngjashëm ka ndodhur edhe së fundi ku një qytetar ka vendosur të shesë numrin e tij të telefonit, të cilin e ka përdorur më parë.

Reklamë

Ajo çfarë padyshim është mjaftë interesante, është çmimi tejet i lartë i vendosur për të.

700 euro për një numër telefoni

E ky çmim çoi edhe në shaka të ndryshme të bëra në publikim, transmeton lajmi.net.

Disa prej tyre madje çmimin e lidhën edhe me metrin e ndonjë parcele të tokës.

Reklamë