×
  • Extra
  • Extra

    Ndodh edhe kjo: Punëtorët shëndetësorë vallëzojnë pa maska brenda shtëpisë së pleqve

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 10:13

    Një shtëpi e pleqve në Melbourne të Australisë është kritikuar pas publikimit të një videoje, ku punonjësit shëndetësor pa maska dhe doreza vallëzojnë në stilin e Bollywood-it me pacientët e moshuar.


    Videoja është filmuar të premten në shtëpinë e pleqve në AdventCare në lindje të Melbourne, ku kishin festuar ditëlindjen e një pacienti, transmeton Telegrafi.

    Videoja nga ahengu shfaq gratë e veshura me fustana të gjatë në stilin e Bollywood-it, duke vallëzuar derisa po pacientët shikonin. Ata mbahen për dore qëndrojnë afër njëri-tjetrit pa maskë, doreza dhe mjete tjera mbrojtëse.

     

     

    Ajo është publikuar në platformën e TikTok me mbishkrimin: “Do të ishte mirë të mos ishin në karantinë. Nuk ka pasur distancë sociale dhe rrallë kush mbante maskë”.

    Ahengu ishte organizuar me rastin e shënimit të ditëlindjes së një të moshuari, kurse punonjësve të shtëpisë së pleqve u ishte kërkuar që të mos publikojnë asgjë nga ahengu nëpër rrjete sociale.

    Kujtojmë që nga 22 janari në shtëpitë e pleqve në Victoria janë shënuar 603 vdekje, e ky shtet në Australi të hënën ka regjistruar vetëm 11 raste të reja me COVID-19 si dhe dy të vdekur, që është numri më i vogël në tre muajt e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!