×
  • Extra
  • Extra

    Në dasmën e djalit, nëna kuptoi që nusja ishte vajza e saj

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 20:30

    Një skenar i përkryer për një film dramatik është historia e vërtetë e një familjeje në Kinë. Nëna zbulon në dasmën e djalit të saj se nusja ishte vajza e saj e humbur prej kohësh.


    Nëna arriti ta identifikojë vajzën e saj gjatë ceremonisë nga një shenjë lindjeje në dorë. “Times News Now” raporton se dasma kaloi në planë të dytë pasi nëna dhe vajza e saj u përqafuan pas shumë vitesh të ndara.

    Megjithatë, dasma vazhdoi normalisht më tej pasi nëna e kishte birësuar djalin dhe dëshpërimisht kishte kërkuar për vite me radhë për vajzën e saj të vetme.

    Nëna pyeti prindërit e vajzës, të cilët pranuan se e kishin adoptuar fëmijën rreth 20 vite më parë kur e kishin gjetur atë në anë të një rruge.

    Kur dëgjoi historinë, nusja shpërtheu në lot dhe e përshkroi momentin e takimit me nënën e saj biologjike si më të lumturin se edhe vetë dita e saj e dasmës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!