×
  • Extra
  • Extra

    Në fund të këtij muaji hëna do të duket ndryshe, mos harroni ta shihni

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 18:55

    Ka një Hënë të plotë më 31 tetor dhe si hëna e dytë e plotë e muajit, ajo është gjithashtu edhe “Hëna blu”.


    Ju duhet ta shfrytëzoni në maksimum këtë moment hënor dhe të siguroheni që jeni të përgatitur për të.

    Kaosi po vjen

    Hënat e plota kanë tendencë të sjellin kaos dhe kjo nuk bën përjashtim. Planifikimet apo komunikimet e gabuara do të jenë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe intensiteti i Hënës ka të ngjarë t’i rrisë këto ndjesi. Mbajeni mend këtë, nëse po bëni plane për Halloween apo thjesht po mendoni të shkoni diku.

    Qëndroni të foksusuar

    Kjo Hënë e plotë përqendrohet në Dem, kështu që është një kohë ideale për t’u përqendruar në çështje materiale, në romancë dhe vlera. Keni probleme dashurie apo parash? Përgatituni për një informacion të ri që mund t’ju ndihmojë të mbyllni një histori apo të bëni një kthesë në një çështje që mund të jetë duke ju shqetësuar.

    Përqafoni ndryshimin

    Gjatë këtij momenti, Hëna do të rreshtohet me Uranin, planetin e ndryshimit të papritur – dhe kjo mund të sjellë ndryshime të paparashikueshme të asaj se si ndiheni apo se ç’mendoni për një situatë të caktuar.

    Hapni zemrën

    Me Hënën në Dem, do të ndiheni më sensualë dhe të hapur për kënaqësi, kështu që dëgjoni trupin tuaj dhe bëni atë që ju bën të ndiheni më mirë.

    Lëshoni energji “të rënda”

    Me dy Hënë të plota, me Mërkurin në prapavijë dhe shumë drama planetare, tetori ka qenë rraskapitës. Nën këtë Hënë të Halloween, bëni një listë të gjithçkaje që ju pengon të ndiheni të vlerësuar dhe vendosni t’i lini këto gjëra të shkojnë, ndërsa Hëna e plotë fillon të venitet.

    Shkoni me rrjedhën (Go with the flow)

    Hëna e plotë blu e Halloween mund t’i përfundojë gjërat me ndonjë kthesë të papritur, por të mbushur me emocione.

    Nëse i mbani mendjet dhe zemrat tuaja të hapura për mundësi të reja, ju mund ta shfrytëzoni në maksimum këtë hënë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!