Cilësia e ajrit në kryeqytetin në komunën e Fushë Kosovës, pothuajse çdo ditë është në nivelin alarmant të ndotjes.


Por kjo nuk i pengon qytetarët që të vijojnë me përditshmërinë e tyre. Shpesh pikërisht në komunën e mbipopulluar të Fushë Kosovës, sheh raste nga më të ndryshmet, shkruan Reporteri.net.

Një gjest i një banori të Fushë Kosovës ka bërë që të bëhet hit në rrjetet sociale. Ai ka vendosur që mishin ta terë në ballkonin e ndërtesës së tij, pa marrë parasysh faktin se në Fushë Kosovë, niveli i ndotjes së ajrit është alarmant. /Reporteri.net

Reklamë