×
  • Extra
  • Extra

    Në këtë fshat të Gjilanit nuk është martuar askush që 8 vjet

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 8:40

    Fshati Nasalë që gjendet në komunën e Gjilanit po boshatiset çdo ditë e më shumë.


    Aktualisht aty kanë mbetur edhe 30 familje. Shumica e banorëve jetojnë në mërgim. Ndërsa, këta që kanë mbetur ankohen se janë lënë pas dore nga pushteti komunal.

    Rrugët e fshatit nuk janë të asfaltuara ndërsa banorët problemin më të madh e kanë me mungesën e ujit të pijes.

    Para disa vitesh është hapur një pus për t’i furnizuar banorët me ujë, por uji ka dalë mineral dhe i nxehtë rreth 30 gradë celsius. Si pasojë e boshatisjes së fshatit, në shkollë janë vetëm 9 nxënës.

    Banorët thonë se fshati do të mbetet pa banorë, sepse ka 8 vite që askush nuk është martuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!