×
  • Extra
  • Extra

    Në Kosovë ra breshër në formë coronavirusi e sa kokrra e vezës

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 11:29

    Pas disa ditëve tropikale, dje në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, shumë pjesë të Kosovës janë freskuar me reshje shiu e breshëri.


    Në Ferizaj, Shtime, disa fshatra të Rahovecit dhe Gjakovës, ka rënë sasi e konsiderueshme e shiut, shoqëruar edhe me breshër.

    E format e këtij breshëri ishin të pazakonshme. Disa ishin si simboli i coronavirusit e disa të tjera në formë rrumbullake me madhësi të vezës.

    Në Has madje janë shkaktuar edhe dëme materiale, nga breshëri i cili ishte edhe sa kokrra e vezës, dhe një qytetar ka dërguar fotografi të veturës me xhama të thyer.

    Në fotografi të dërguara nga qytetarët, është parë se breshër ka rënë edhe në Fushë-Kosovë e Obiliq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!