Në mes të bombardimeve të Rusisë ndaj Ukrainës, një video që po qarkullon në rrjete sociale ka marrë vëmendjen e një ushtari ukrainas.
Mediumi “NEXTA “, ka publikuar një video në Twitter ku shihen ushtarë ukrainas teksa kanë ndaluar një makinë dhe po i kontrollojnë pasagjerët të cilët poashtu janë ukrainas, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, e gjitha kjo ishte një plan, pasi njëra nga pasagjeret ishte e dashura e njërit nga ushtarët aty.
Në një moment, derisa ajo ishte e mbështetur në makinë, ai e prekë atë dhe i nxjerrë unazën për t’i propozuar./Reporteri.net/