×
  • Extra
  • Extra

    Në moshën 84 vjeçare regjistroi fakultetin, arsyeja do të ua ndryshojë jetën

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 13:51

    Gruaja amerikane Janet Fain realizoi ëndrrën e saj dhe në moshën 84 vjeçare u diplomua nga Universiteti i Teksasit në Dallas, në të cilin u regjistrua pasi doli në pension në vitin 2012.


    Ajo planifikoi ta bënte këtë gjashtë dekada më parë, por u martua dhe  rriti pesë fëmijë dhe më pas punoi si sekretare deri në moshën 77 vjeçare.

    “Kur dola në pension  nuk kisha asgjë për të bërë dhe kjo nuk më pëlqente”, tha Fine, e cila përfundoi sociologjinë, raporton AP, transmeton Reporteri.net

    Profesoresha e sociologjisë në Universitetin e Teksasit, Kerol Lenam, tha se prania e Janet Fein i bëri ligjëratat shumë më interesante. Ishte shumë interesante për mua dhe për studentët e tjerë, sepse ajo jetonte dhe kujtohej disa herë për bisedat që ne i bënim në klasë, dhe ajo gjithmonë kishte komente”, tha Lenam.

    Sipas Qendrës Kombëtare të Statistikave, nga rreth 20 milionë studentë në Shtetet e Bashkuara, rreth 67,000  studentë janë mbi 65 vjeç.

    Pas 18 vjet martese, Fane nuk punoi pasi duhej rritur pesë fëmijë dhe pastaj ndërroi disa vende pune në 20 vitet e fundit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!