Presidenti francez Emmanuel Macron tregoi trupin e tij të tonifikuar në disa pamje të fundit. Macron dhe gruaja e tij Brigitte kaluan fundjavën në Fort de Brégançon në jug të Francës.

Ndërsa Macron shijonte ujin, Brigitte kryesisht kohën e kaloi me miqtë në kuvertën e sipërme të jahtit.

Fort de Brégançon është një fortesë mesjetare në Cote d’Azur dhe që nga viti 1968 ka qenë destinacioni zyrtar i pushimeve të presidentëve francezë.

Reklamë