×
  • Extra
  • Extra

    Në Shkup organizohet “Liga e kampionëve në ngrënien e qebapëve”, më i shpejti fiton 500 euro

    Reporteri
    15 Shkurt 2025 | 14:49

    Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut do të organizohen gara jo të zakonshme.

    Shkupjanët kanë zgjedhur një “sport” ku shume persona mund të garojnë dhe i vetmi kusht është të mund të hash sasi të madhe të qebapëve për një kohë më të shkurtër se konkurrentët e tjerë.

    Gara është një mundësi për pjesëmarrësit që të tregojnë aftësitë e tyre dhe të konkurrojnë për çmimin kryesor, i cili është 500 euro.

    Ata organizojnë katër gara brenda një muaj dhe çdo javë zgjedhin një fitues për ngrënien më të shpejtë të qebapëve.

    Fituesit e çdo raundi kalojnë në finale dhe fituesi do të marrë një çmim prej 500 euro, ndërsa gara do të mbahet në qebaptoren Teteks në Shkup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!