×
  • Extra
  • Extra

    Në vend të frenave, shtyp gazin, shoferi 70 vjeçar shkakton aksidentin e paparë

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 14:26

    Një aksident i paparë ka ndodhur gjatë së hënës në Los Angeles, kur një pensionist 70 vjeçar, që po ngiste një veturë të tipit Toyota fluturoi nëpër një dritare të palestrës dhe ra në një pishinë.


    Noah Shankle, një nga rojet e shpëtimit në pishinë, menjëherë u hodh në ujë dhe nxori shoferin e tronditur nga automjeti, transmeton Reporteri.net.

    Policia tha që i moshuari ishte duke parkuar makinën para palestrës kur aksidentalisht shtypi gazin në vend të frenave.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!