×
  • Extra
  • Extra

    Në vend të qumështit, gjyshja i hodhi verë – fëmija 4-muajsh në Itali bie në “komë alkoolike”

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 12:03

    Verë e bardhë në vend të ujit për të përgatitur qumësht pluhur për nipin e saj katër muajsh.

    Një gabim, sipas hetuesve, ka bërë një gjyshe nga Francavilla Fontana, në provincën e Brindisit në Itali,  që fëmija të përfundojë në koma alkoolike. I shtruar në terapi intensive në spitalin pediatrik të Barit, gjendja e tij po përmirësohet lehtë, raportojnë mediat italiane.

    Ajo që e bëri gjyshen të dyshonte ishte refuzimi i vogëlushit i cili pas gllënjkave të para pushoi së piri duke refuzuar shishen.

    Në atë moment gruaja do ta kishte kuptuar se nuk e kishte përzier qumështin pluhur me ujin. Ajo që e bëri atë të gabuar ishte ngjyra e errët e shishes në të cilën ndodhej vera.

    Menjëherë pasi ka kuptuar gabimin, gjyshja ka njoftuar nënën e fëmijës e cila e ka dërguar fëmijën në urgjencën e spitalit Perrino në Brindisi, ku megjithatë ka mbërritur në gjendje kome të shkaktuar nga alkooli.

    Duke iu nënshtruar pastrimit të stomakut, ai u intubua dhe u transferua me urgjencë në spitalin pediatrik në Bari, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!