Kujtim Shala është nënkryetar i Kuvendit të Kosovës edhe këtë mandat. Ka qenë edhe në mandatin e kaluar. Në Qeverinë Mustafa ishte Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Para se të jetë politikan ai është edhe poet e studiues i letërsisë. Është edhe ‘anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur në dhjetor të vitit 2016’, shkruan Reporteri.


Ka një numër të konsideruar të veprave. Shkruan edhe poezi, e një nga to është edhe kjo me titull:

‘Mbramë t’kam andrrue’

Reklamë

Mbramë t’kam andrrue
me flokët erë
me synin stuhi
kam prekë ikjen larg
kufijt e qiellit
në synin tand
jam mbyt
Mbramë kam mësue me dashtë
prej fillimit
me vajtue ankthshëm
mbramë
kam fluturue pa mend
Kam andrrue se m’ke dashtë
prej fillimit
pa skaj
se dashunia jote
asht oqean pa breg
e prekja jote robni
Mbramë kam mësue me t’dashtë ty
me u shtri të kambët tua
me u shkretue prej flokut shtri
me ta prekë synin
dorën zjarm
Mbramë kam msue me u çmend
ma shumë se nji herë
me hy në mjegull
me andrrue në ankth
i robnuem pa skaj.
Edhe në legjislaturat tjera Kuvendi ka pasur në përbërje të vetë poet, shkrimtarë e studiues të letërsisë. Sabri Hamiti ka qenë një nga më të njohurit që tash ka braktisur politikën. Kujtim Pacaku që ka vdekur./Reporteri