Sierra, një qenushe që jetonte rrugëve të Kosovës, tash jeton bashkë me familjen e Ambasadorit në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Këtë qenushe e ka adoptuar djali i ish-ambasadorit, Alex Kosnett. Për këtë ka njoftuar bashkëshortja e ambasadorit, Alison.

“Histori dashurie në Kosovë…Alex Kosnett me Sierra, qenin e rrugëve të Kosovës, tash jeton i lumtur në Portland, Oregon”, ka shkruar ajo në Facebook.

Reklamë