×
  • Extra
  • Extra

    Ngjarje shokuese: Njerka rrah vajzën 6 vjeçare deri në vdekje

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 22:37

    Njerka rrahu vajzën me rrip në fytyrë, qafë dhe pjesën e lartë të trupit pasi ajo e lagu shtratin.


    Jessica Bundren, 40 vjeçare u arrestua për vrasjen e vajzës gjashtë vjeçare këtë të martë, raporton “DailyMail”.

    Sipas raportit të policisë, ata arritën në vendngjarje rreth orës 21:00, kur ata u telefonuan për një fëmijë të pavetëdijshëm.

    Bundren i tha policisë se vajza kishte rënë nga shkallët dhe pastaj kishte shkuar në shtrat.

    Ajo tha se më vonë kishe shkuar për ta kontrolluar vajzën dhe kishte vënë re se ajo nuk po merrte frymë.

    Policët e vendngjarjes thanë se ata e gjetën vajzën të shtrirë në tokë të mbuluar me çarçaf.

    Detektivët studiuan trupin e viktimës gjatë vjeçare dhe ata verejtën shenjat e rripit në gjithë trupin e saj.

    Pas marrjes në pyetje Bundren e pranoi se ajo e kishte “disiplinuar” vajzën pasi ajo lagu shtratin dhe e urdhëroi të fle në tokë.

    Ajo i tha policisë se e kishte rrahur gjatë herë, nga një herë për çdo vit te saj, por ajo tha se nuk e dinte pse vajza nuk ishte duke marrë frymë kur ajo e gjeti.

    Bundren i është caktuar lirimi me kusht për 150 mijë dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!