×
  • Extra
  • Extra

    Ngjitet pa pajisje sigurie në ndërtesën 33-katëshe, arrestohet pasi zbret

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 17:41

    Qytetarë në Barcelonë kanë parë nga afër me frikë dhe habi një të ri që ka arritur me sukses të ngjitej në një ndërtesë 33-katëshe të shtunën.


    George King u ngjit në ndërtesën ikonike “Agbar” pa asnjë pajisje sigurie.

    20-vjeçari anglez, që u bë i famshëm për ngjitjet e tij, arriti të ngjitej për 144 metra lartësi para se të vendoste të kthehej poshtë. Në fund u prit nga policia.

    King ka thënë se shpresonte që performanca e tij të ngjallte shpirtin e festës në kohën e Krishtlindjeve, në një vit të rëndë për shkak të goditjes nga pandemia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!