×
  • Extra
  • Extra

    Ngordh brejtësi hero, që kishte ndihmuar në zbulimin e mbi 100 minave

    Reporteri
    11 Janar 2022 | 16:50

    Magawa, brejtësi i famshëm për pastrim të fushave nga minat që kishte marrë edhe medalje të artë për heroizmin, ka ngordhur në moshën tetëvjeçare.

    Në karrierën pesëvjeçare, brejtësi kishte nuhatur mbi 100 mina dhe mjete tjera shpërthyese në Kamboxhia, raporton BBC.

    Magawa ishte brejtësi më i suksesshëm i stërvitur nga organizata belge Apopo, për të alarmuar njerëzit për mina, për t’i larguar ato në mënyrë të suksesshme.

    Organizata ka thënë se brejtësi ngordhi në fundjavë.

    I lindur në Tanzani, Magawa kaloi një vit në stërvitje para se të shpërngulej në Kamboxhia për të nisur karrierën e tij për nuhatje të mjeteve shpërthyese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!