Të dielën e 4 majit, Holly LaFavers vuri re një pagesë prej 4,200 dollarësh në llogarinë e saj bankare dhe vuri re se djali i saj kishte bërë një porosi të madhe përmes llogarisë së saj në Amazon, percjell Reporteri.net.

“Sapo kisha marrë pagën dhe kur kontrollova llogarinë time bankare dhe rezultati ishte negativ, menjëherë u panikova”, tha LaFavers për Good Morning America.

Ajo tha se djali i saj kishte dashur t’i shpërblente miqt e tij.

Reklamë

LaFavers u përpoq ta anulonte dërgesën, por Amazon kishte dërguar tashmë 22 kuti me karamele në shtëpinë e saj.

“Pas shumë negociatash me bankën dhe duke folur me disa media, Amazon ka njoftuar se do të më rimbursojë paratë!” LaFavers shkroi në një postim në rrjete sociale.

/Reporteri.net/