×
  • Extra
  • Extra

    Një çift çek spërkatën të pasmet me ujë të shenjtë

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 19:40

    Një çift çek, ka ndezur një zemërim të madh në shoqëri, sidomos në atë online, pasi kanë shpërndarë në ‘Instagram’ pamjet banale, ku duket djali që spërkat të pasmet e të dashurës me ujë të shenjtë në një tempull të shenjtë, në Bali të Indonezisë.


    Modelja e ‘Fitspo’ Sabina Dolezalova ishte ajo që shpërndau videon në rrjetet sociale.

    Tani çifti nga Republika Çeke, po përballet me Dr.Arya Wedakarna, një senatore në Bali. Shkak, sigurisht është video e pahijshme, e cila është filmuar në tempullin e shenjtë Beji.

    Dr. Wedakarna tha se çifti po ‘përdhos’ tempullin, ndërsa përdoruesit e mediave sociale kritikojnë të rinjtë për veprimet e tyre ‘të neveritshme’ dhe ‘të papranueshme’.

    Disa njerëz madje thanë që ata të renditen në ‘listën e zezë’ nga Bali.

    “Unë nuk jam nga Bali dhe as Hindu, por jam shumë i fyer nga marrëzia e tyre. Realisht është vërtet fyese për Indonezinë”, shkruajti një grua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!