×
  • Extra
  • Extra

    Një çift në dhomën e gjumit gjen kosheren me 80.000 bletë

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 22:51

    Një çift spanjoll kishte për dy vjet probleme me gjumë për shkak të tingullit të pazakontë që vinte nga muret e dhomës së tyre të gjumit.


    Ky tingull i bëri ata si të çmendur, dhe pastaj vendosën të thyejnë murin, ku zbuluan një koshere masive prej 80.000 bletësh.

    Bletari lokal Sergio Guerrero erdhi të ndihmojë çiftin spanjoll për largimin e kosheres. Ai tha se nuk e kupton se si këta njerëz mund të jetonin me kaq shumë bletë për gati dy vjet, shkruan Oddity Central.

    “Kosherja ishte brenda në mur dhe ata nuk mund të flinin. Tërë natën dëgjonin gumëzhimën e bletëve. Më janë dashur shtatë orë të nxjerrë kosheren, t’i lirojë bletët dhe t’i kthejë në natyrë”, tha Guerrero, i cili beson se bletët u vendosën në mur për shkak të ndryshimit të klimës dhe prerjes së pemëve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!