×
  • Extra
  • Extra

    Një ditë interesante për të lindurit e kësaj shenje, çfarë kanë rezervuar yjet për sot

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 7:16

    Dashi

    Në dashuri, me Hënën e favorshme, këtë të enjte 14 keni mundësi të mëdha për të bërë takime të veçanta dhe interesante. Në punë mund të filloni nga e para, ndoshta është koha për ndryshim. Mund të ndodhë që pikërisht këtë vjeshtë të filloni projekte të reja.

    Demi

    Në dashuri do të jetë një e enjte e sikletshme pasi keni Hënën në disavantazh. Në punë këtë ditë të enjte, por edhe më herët, nuk jeni shumë të përqendruar. Në këto kushte, është më mirë të shtyni të gjitha çështjet e rëndësishme të punës për në fundjavë.

    Binjakët

    Në dashuri, pritet të keni një ditë disi të diskutueshme, edhe për ata që sapo kanë filluar një histori. Në punë, një periudhë e favorshme si për rishtarët, ashtu edhe për njerëzit që duhet të angazhohen në një projekt.

    Gaforrja

    Në dashuri, shtyni mosmarrëveshjet e padobishme me partnerin/en, nuk është koha e duhur. Në punë, ditë ideale për të realizuar një projekt pune që ju intereson shumë.

    Luani

    Në dashuri mund të përfshiheni në një situatë të komplikuar, madje telashe duket të ketë edhe në familje. Në punë mos lini pas dore kontaktet, por është një ditë që do humbisni shumë kohë për gjëra pa fort vlerë.

    Virgjëresha

    Në dashuri është një periudhë sprove për ndjenjat, ndaj bëni kujdes ndaj fjalëve që hidhni e pritni, veçanërisht deri edhe nga e shtuna. Në punë do të keni disa probleme dhe gjithashtu një çështje ekonomike do të dalë në shesh, përpiquni të zgjidhni gjithçka brenda ditës së enjte.

    Peshorja

    Në dashuri duket sikur ju po shëroheni, me Hënën, Jupiterin dhe shumë planetë të tjerë që po ju favorizojnë. Nëse zemra juaj ka qenë vetëm për një kohë të gjatë, përpiquni ta shihni veten më shumë dhe të krijoni hapësira dhe nisma për njohje të reja. Në punë do të përfshiheni shumë në një situatë disi delikate.

    Akrepi

    Në dashuri, si e enjtja dhe e Premtja, janë dy ditë që duhen marrë lehtë dhe unë nuk rekomandoj të luani me fatin, veçanërisht në debat a diskutim. Në punë, të enjten dhe të nesërmen e saj, kemi një rënie të lehtë të produktivitetit, por për fat ia hidhni nga e shtuna.

    Shigjetari

    Në dashuri, një ditë tjetër interesante pasi Hëna dhe Venusi janë shumë të favorshme për shenjën tuaj zodiakale. Në punë, një ditë rikuperimi, ndaj mos e teproni të ngarkoni shumë kunguj në një sqetull.

    Bricjapi

    Në dashuri, për ata që kanë familje, në këtë periudhë shpenzimet e shtëpisë mbizotërojnë mbi gjithçka tjetër. Në punë, ata që kërkojnë një punë të parë do të gjejnë mundësi të reja, por jo shumë fitimprurëse.

    Ujori

    Në dashuri, nëse ka një person që ju intereson, thelloni njohuritë për të, ju, duhet të dini më shumë për atë që do të ndani ndjenjat, ndoshta dhe shtratin.. Në punë, mos kini frikë të bëni një ndryshim drastik në jetën tuaj.

    Peshqit

    Në dashuri më në fund do të keni një përgjigje të mirë deri në fund të javës, e cila do t’ju ​​bëjë t’i shihni gjërat më qartë. Shumë konflikte në punë, nuk ndiheni hiç të kënaqur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!