Fshati Plançor i Gjakovës ka magjepsur sivjet me dekorimin për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.


Pavarësisht gjendjes me COVID-19, stolisja me drita shumëngjyrëshe kanë bërë që fshati të duket përrallor, së paku për festat e fundvitit, shkruan Reporteri.net.

   

Reklamë

Shumë vizitorë e vizitojnë këtë fshat për festat e fundvitit, për t’i parë nga afër bukuritë dhe zbukurimet e këtij fshati.

Kujtojmë se edhe dy fshatërat tjerë të kësaj komune, Pjetërshani dhe Bishtazhini, janë bërë shumë të njohur për dekorimet e festave të fundvitit./Reporteri.net