×
  • Extra
  • Extra

    ‘Një gjeni i tillë lind një herë’, shikoni si e parkon veturën, kjo nuk ndodh çdo ditë

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 14:07

    Pamje nga videot e vëzhgimit nga e gjithë bota dëshmojnë për vështirësinë e vozitjes gjatë parkimit, por kjo video na tregon diçka krejtësisht të ndryshme – sepse shoferi as që kishte ndërmend të parkonte.

    Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe në video shihet një Peugeot i zi që i afrohet me shpejtësi të madhe trotuarit dhe zonës ku parkohen automjetet në një rrugë të lagësht.

    Pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit, makina goditi trotuarin, fluturoi në ajër, fluturoi mbi katër automjete të parkuara dhe u ul në një parking bosh.

    Pas këtij “parkimi” shoferi del nga makina dhe sheh me mosbesim se çfarë ka ndodhur.

    Po të mos ishte kamera e vëzhgimit, do ta kishte të vështirë që dikush ta besonte këtë histori. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!