Një grua 69-vjeçare nga Formosa e Brazilit, ra viktimë e një mashtruesi që e bindi se ishte Elon Musk dhe duke menduar se ishin në një lidhje, i dërgoi para.
Gruaja mori dy kredi që të mund t’i dërgonte para “Elon Musk” pasi u takuan në rrjetet sociale dhe filluan të shkëmbejnë mesazhe dashurie dhe mediat publikuan përmbajtjen e korrespondencës së tyre.
Gruaja e ruajti numrin e tij me emrin “My Love Musk”, dhe prsoni që po e mashtronte i shkruante mesazhet e saj të dashurisë si: “Të dua sepse je dashuria ime më e vërtetë, shoqja më e mirë dhe shoqja më besnike. Pa ty, jeta ime është vetëm një oqean pluhuri. Çdo mëngjes i jetës sime më jep një arsye të re për të të dashur dhe vlerësuar për gjithçka që më ke dhënë. Ti je çelësi i zemrës sime!”
Kërkoi para për karburant për aeroplanin
Në një moment, ajo madje planifikoi të shiste shtëpinë e saj me vlerë 83,000 euro për t’i dërguar atij më shumë para. Mashtruesi i premtoi se do t’i dërgonte lule dhe bizhuteri, por dhuratat e tij nuk mbërritën kurrë. Megjithatë, ai më pas i kërkoi asaj t’i dërgonte para për – karburant për avionin e tij.
Djali i saj raportoi rastin në policinë lokale, e cila pretendoi se mashtruesi u kishte dërguar mesazhe të ngjashme viktimave të tjera në rajon. Policia zbuloi se llogaritë bankare të mashtruesit ishin pjesë e një organizate kriminale që synonte edhe persona të tjerë vulnerabël në vend.
Kujtojmë, se ditë më parë një 52-vjeçare franceze, ra pas historisë së një mashtruesi, i cili paraqitjes si Brad Pitt dhe i dërgonte foto me inteligjencë artificiale, duke pretenduar se ai po vdiste nga kanceri dhe se llogaritë e tij bankare ishin bllokuar pas divorcit nga Angelina Jolie. Ajo i ka dërguar gjithsej 830 mijë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.