×
  • Extra
  • Extra

    Një macë e egër është parë në Gërmi

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 19:14

    Grupi i adhuruesve të botës së egër, që mblidhen në faqen “Germia Park Wildlife”, ka bërë të ditur se në parkun e Gërmisë është parë një mace e egër, që është specie në zhdukje.


    Ky grup ka publikuar një video në të cilën shihet kjo mace e egër teksa pi ujë.

    “Kapet në kamerë Macja e egër – European Wildcat (Felis silvestris). Në fillim të këtij muaji, arritëm ta kapim në një video ku shihet vetëm në tre sekondat e para dhe nuk dukej mjaftueshëm. Puna jonë e vazhdueshme në terren rezultoi më këtë sukses. Vlen të ceket që Macja e egër është e mbrojtur me ligj dhe është specie e rrezikuar në zhdukje dhe në listë të kuqe nga – IUCN Red List”, thuhet në përshkrim të videos.

    https://www.facebook.com/2140291339353316/videos/936698120005220/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!